
Osmani bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit: Do të angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një bisede telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan. Osmani konfirmoi angazhimin e saj për të punuar ngushtë me administratën e ardhshme amerikane, duke nënvizuar se partneriteti me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar për sigurinë kombëtare, stabilitetin rajonal dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
“Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë,” deklaroi Osmani në platformën X.
Ajo shtoi se kjo aleancë e fortë ka qenë gjithmonë në dobi të popullit të Kosovës, raporton rtsh.


