
Osmanaj zgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, ky është urimi i presidentit Ademi
Në Ludwigsburg është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, ku Afrim Osmanaj është zgjedhur kryetar i ri i federatës, pas marrjes së shumicës së votave të delegatëve.
Në këtë garë zgjedhore, Osmanaj ka garuar ndaj kandidatëve Arben Kelmendi dhe Bujar Neziri, duke dalë fitues pas procesit të votimit në kuvend.
Pas zgjedhjes, presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Osmanajn për marrjen e detyrës së re, duke vlerësuar rëndësinë e këtij zhvillimi për komunitetin shqiptar të futbollit në Gjermani.
“Urime Afrim Osmanajt për zgjedhjen kryetar i ri i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludëigsburg, ai mori besimin e shumicës së delegatëve, duke fituar në garë me Arben Kelmendin dhe Bujar Nezirin. I uroj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej FFSHGJ-në gjatë katër viteve të ardhshme,” ka deklaruar Ademi.
Ai ka vlerësuar gjithashtu edhe kandidatët e tjerë në garë, duke theksuar rëndësinë e një procesi të rregullt dhe korrekt.
“Njëkohësisht, shpreh vlerësimin tim edhe për dy kandidatët e tjerë për korrektësinë e garës, si dhe angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në Gjermani. Urime edhe të gjithë delegatëve dhe strukturave të federatës për organizimin e një kuvendi dinjitoz. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e futbollit mbarëkombëtar kudo që ndodhen shqiptarët,” shtoi ai.
Zgjedhja e Osmanajt pritet të sjellë një mandat të ri katërvjeçar në drejtimin e federatës, me fokus në zhvillimin e mëtejmë të futbollit shqiptar në diasporë.

