OEK kundër ZRRE-së, kërkesëpadi në Gjykatën Supreme për mbrojtjen e ekonomisë

OEK kundër ZRRE-së, kërkesëpadi në Gjykatën Supreme për mbrojtjen e ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ka depozituar një kërkesëpadi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Sipas njoftimit të OEK-së në Facebook, kjo iniciativë është ndërmarrë për të mbrojtur ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

“Kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe, më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRRE-së”, thuhet në postim.

OEK shton se ka besim te drejtësia dhe se vendimi i Gjykatës Supreme do të jetë në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe interesit publik të shtetit të Kosovës.

 

Share This