Nuk ndalet Uzuni, sërish gjen golin në MLS

Nuk ndalet Uzuni, sërish gjen golin në MLS

Myrto Uzuni duket se po gjen formën e tij më të mirë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar sërish me skuadrën e tij, Austin, në ndeshjen e radhës kampionatin amerikan të futbollit (MLS).

30-vjeçari shqiptar ka shënuar golin e parë në fitoren 4-2 të skuadrës së tij përballë DC United.

Ky ishte goli i tretë në 4 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për Uzunin me fanellën e Austin.

Sulmuesi kuqezi ka luajtur për 90 minuta dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për skuadrën e tij.

Share This