Norvegjia e pagabueshme, shkëlqen Haaland

Norvegjia e pagabueshme, shkëlqen Haaland

Shanset e Italisë për të përfunduar e para në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2026 po pakësohen, pasi Norvegjia po tregon formë të jashtëzakonshme.

Erling Haaland shkëlqeu në fitoren 5-0 ndaj Izraelit në Oslo, duke shënuar tre gola, pavarësisht se kishte humbur të njëjtën penallti dy herë.

Norvegjia dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke u ngjitur në krye të grupit me 18 pikë nga gjashtë fitore, dhe një diferencë golash +26, duke e bërë pothuajse të pamundur për ndjekësit të kapin vendin e parë.

Izraeli mbetet me 9 pikë, duke e vendosur Italinë në një pozicion të vështirë përpara përballjes direkte me norvegjezët.

Share This