
Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Gazetën Express se sot në Kosovë kanë ndodhur dy raste të cilat dyshohet të jenë vetëvrasje.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 15:40 në Prizren, ku një grua rreth moshës 54-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.
“Rasti i parë është raportuar rreth orës 15:40, kur është pranuar informata se në rrugën “Turgut Özal” në Prizren, në banesën e saj, ndodhej një person pa shenja jete. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ekipi i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas informacioneve fillestare, viktima është femër, rreth 54 vjeçe. Bazuar në rrethanat e evidentuara në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje”, ka thënë ai.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Restelicë të Dragashit, ku një person rreth moshës 68-vjeçari është gjendur i vdekur.
Për të dy rastet janë njoftuar prokurori kompentent dhe kanë filluar veprimet hetimore.
“Për të dy rastet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizimin e të cilit kanë filluar veprimet hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Të dy rastet janë iniciuar dhe po hetohen si “Hetim i vdekjes”, ka thënë ai

