
Vdes në QKUK i lënduari në Graçanicë, policia sekuestron pistoletë
Një person ka ndërruar jetë në QKUK, disa orë pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimit në Graçanicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 7 gusht, rreth orës 13:26.
“Është raportuar për një mashkull kosovar të lënduar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular.
“Rreth orës 19:00 viktima, i cili ishte në trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

