
Nis rundi i parë i Kupës së Kosovës në volejboll
Skuadrat e elitës hapin një tjetër kapitull të sezonit, duke e filluar garën edhe në një front të ri – Kupën e Kosovës 2025/26.
Garat e raundit të parë zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt, si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe te femrat, me duele që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione të veçanta.
Me kampionatin që po hyn në fazë vendimtare, Kupën e Kosovës e pret një tjetër betejë për trofe, ku çdo ndeshje është vendimtare.
Meshkujt
Ulpiana – Skënderbeu
25.02.2025 | 20:30 | “Palestra e Re”, Lipjan
Femrat
Prishtina Elite – Skenderaj
24.02.2025 | 19:00 | Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë
Feniks – Vëllaznimi
25.02.2025 | 19:00 | Palestra e Qytetit, Kamenicë
Kastrioti – Prishtina 75
25.02.2025 | 20:00 | Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj

