Nis protesta e komunave te Qeveria

Nis protesta e komunave te Qeveria

Disa prej komunave të Kosovës, po protestojnë sot në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror.

Ishin kryetarët e komunave ata që kanë ngritur shqetësime për shkurtimet buxhetore, financimin e mësimdhënësve, kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për ndërhyrjet e pretenduara të nivelit qendror në kompetencat komunale, transmeton Klankosova.tv.

Nga pamjet e Klan Kosovës, në protestë po marrin pjesë, kreu i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Suharekës, Bali Muharremaj, i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ai i Ferizajt, Agim Aliu, Shaqir Totaj i Prizrenit, Imri Ahmeti i Lipjanit, e kryetarit i Vitisë, Sokol Haliti.

Share This