Përparim Rama: Qeveria Kurti po i dënon qytetarët e komunave që s’e votuan VV-në, s’na duhet komunizmi

Përparim Rama: Qeveria Kurti po i dënon qytetarët e komunave që s’e votuan VV-në, s’na duhet komunizmi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur para nisjes së protestës te Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit po i përdor institucionet kundër qytetarëve.

Rama ka thënë se nuk mund të centralizohen të gjitha proceset dhe se një gjë e tillë është komunizëm.

Ai ka thënë se qytetarët po dënohen vetëm pse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen.

“Vetëvendosje po i përdor institucionet kundër qytetarëve. Nuk mund të centralizohen të gjitha proceset. E kemi provuar këtë, kemi pasur komunizëm. Ai vyn komunizmi këtij vendi. Pse dënohen qytetarët që s’e kanë votuar Vetëvendosjen”, ka thënë Rama.

Share This