Nga Eurovizioni në ekranin publik, Shkodra Elektronike vjen LIVE me ‘Zjerm’

Nga Eurovizioni në ekranin publik, Shkodra Elektronike vjen LIVE me ‘Zjerm’

Shkodra Elektronike rikthehet në ekranin publik, tashmë pas suksesit në Eurovision. E premtja bën bashkë artistët, Beatriçe dhe Kola, përballë moderatorit, Ermal Peçi.

Në daljen e tyre të parë pas rrugëtimit në Eurosong, dyshja do të bashkohet me audiencën shqiptare në ora 21:00 në ekranin tonë. Gjithçka ndodhi me ta hap pas hapi, nga dashuria e madhe e publikut tek vëmendja ndërkombëtare.

Gjatë takimit special ‘Zjerm’, janë rezervuar edhe disa surpriza për grupin ndërkohë që orëve të festës do t’i bashkohen edhe miq specialë, figura të dashura të muzikës dhe të ekranit.

Në pritje të EP së tyre, Shkodra Elektronikë do të ndaj me publikun të gjithë emocionet e jehonës së ‘Zjerm’, por edhe planet e shumta që kanë për këdo që duartrokiti muzikën e tyre.

Ndiqni ‘Zjerm’ të premten ora 21:00 me Ermal Peçi në RTSH.

Share This