Neymar pas rinovimit me Santos: Dua të jap gjithçka për këtë fanellë

Neymar pas rinovimit me Santos: Dua të jap gjithçka për këtë fanellë

Pas disa javësh pritje dhe spekulimesh, ka mbërritur më në fund konfirmimi zyrtar.

Neymar ka rinovuar kontratën me Santosin deri në dhjetor të vitit 2025. Lajmi ka ngjallur entuziazëm të madh mes tifozëve brazilianë, të cilët do të kenë mundësinë të shohin sërish idhullin e tyre në fushën e stadiumit “Vila Belmiro”.

Pas përvojës në Arabinë Saudite dhe një serie lëndimesh të vazhdueshme, sulmuesi 32-vjeçar është rikthyer në shtëpi dhe tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të fokusohet vetëm te futbolli dhe forma e tij.

Në një konferencë për media, me praninë e familjarëve dhe miqve të afërt, Neymar foli me sinqeritet për situatën e tij.

“E di që jam një njeri i mirë, edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përballesh me ata që gjykojnë pa të njohur. Disa gjëra që lexoj për veten, për familjen dhe miqtë e mi më lëndojnë, por kam mësuar t’i pranoj”, u shpreh ai.

“Nuk më pëlqen të flas për të ardhmen. Dua të jetoj momentin. Objektivi im është të rikthehem në formën më të mirë, të jap gjithçka për këtë fanellë dhe të sjell gëzim për tifozët e Santos”, ka theksuar Neymar.

Ky rinovim shënon një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e Neymarit, i cili synon të lërë pas problemet fizike dhe të rikthehet protagonist në futbollin brazilian.

Share This