Netanjahu pas takimit me Trump: Në fokus lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i Hamasit

Netanjahu pas takimit me Trump: Në fokus lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të mërkurën (9 korrik) se takimi i tij me Presidentin amerikan Donald Trump u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës. Ai theksoi gjithashtu vendosmërinë e Izraelit për të eliminuar aftësitë ushtarake dhe strukturat qeverisëse të Hamasit.

Sipas Netanyahut, dy udhëheqësit diskutuan edhe pasojat dhe mundësitë e “fitores së madhe që arritëm ndaj Iranit”, gjatë vizitës së tij të tretë në SHBA që nga fillimi i mandatit të dytë të Trump më 20 janar.

Takimi i fundit mes Trump dhe Netanyahut ndodhi vetëm një ditë pas një takimi të mëparshëm mes tyre, ndërsa bisedimet për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po intensifikohen.

Takimet në SHBA vijnë në një moment kritik pas gati dy vitesh konflikti në Gaza, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shton përpjekjet për të arritur një marrëveshje që do të sillte lehtësim humanitar dhe ndoshta një ndalesë të përkohshme të luftimeve. /rtsh/

Share This