Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për Zvicër

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për Zvicër

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Bazel, ku do të përballen me Zvicrën.

“Dardanët” më 5 shtator do të nisin ciklin kualifikues për Kupën e Botës, ku përballë fillimisht do ta kenë Zvicrën.

FFK përmes një komunikate zyrtare njoftoi se Kosova ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit, me një atmosferë fantastike që mbizotëron në skuadër.

“Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Bazel. Atmosferë pozitive dhe përqendrim maksimal në aspektin taktik”, shkruhet ndër të tjerë.

Kujtojmë, se përballja mes Zvicrës dhe Kosovës do të luhet të premten me fillim nga ora 20:45./rekordi.net/

Share This