Musliu e ashpër me VV-në: E ka blloku shtetin sërish për një pozitë që s’ka peshë dhe ndikim

Musliu e ashpër me VV-në: E ka blloku shtetin sërish për një pozitë që s’ka peshë dhe ndikim

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar VV-në për bllokimin e Kuvendit dhe të shtetit.

Duke e komentuar çështjen e moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga minoriteti serb, ajo ka bërë me dije se VV-ja e ka bllokuar shtetin për një pozitë e cila nuk ka ndonjë peshë.

Sipas saj, kjo tregon për mungesës e përgjegjësisë që ka VV-ja.

“Shteti sërish i bllokuar për një pozitë që s’ka as peshë, as ndikim. Populizmi dhe mungesa e përgjegjësisë po i kushtojnë vendit edhe 30 ditë pa funksionim. Kush nuk di të qeverisë, bën teatër me institucione. Republika nuk është lodër për interesa partiake”, ka thënë Musliu për gazetën Blic.

Share This