
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të pakta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.


