Moti sot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore edhe borë

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore edhe borë

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore shi dhe borë, temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes 1-5m/s.

Share This