
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 24 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Në përgjithësi, sipas IHMK-së, kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin normal të bimëve dhe realizimin e aktiviteteve agroteknike në terren.

