Moti në Shqipëri relativisht i qëndrueshëm

Moti në Shqipëri relativisht i qëndrueshëm

Sot Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s.

Valëzimi në dete pritet i forcës 1-2 ballë.

Share This