OVL-UÇK: Arrestimi i Osman Selmanit i motivuar politikisht

OVL-UÇK: Arrestimi i Osman Selmanit i motivuar politikisht

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas arrestimit të qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, duke e dënuar këtë veprim dhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur atë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim publik, OVL-UÇK thekson se regjistrat zyrtarë të organizatës janë të qartë dhe se Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave si veteran i UÇK-së.

“Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të veprojnë pa vonesë për të mbrojtur Selmanin.

Sipas organizatës, çdo qytetar i Kosovës që përballet me procedura ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, ndërsa theksohet se Republika e Kosovës ka obligim ta ofrojë një mbështetje të tillë.

Share This