
Moti në Shqipëri
Dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Gjatë kësaj të marte priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, shoqëruar më shtrëngata në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 23 °C
në vendet e ulëta: 14 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

