Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta në lindje, në male.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 20 m/s.

Valëzimi i detit do të jetë i forcës 3–4 ballë në detet Adriatik dhe Jon. /rtsh/

Share This