Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e sotme (23 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat maksimale do të jenë 30 gradë Celsius, ndërsa ato minimalet 26 gradë Celsius.

Share This