Abdixhiku nga Suhareka: Kosova ka nevojë për më shumë dialog e më pak monolog politik

Abdixhiku nga Suhareka: Kosova ka nevojë për më shumë dialog e më pak monolog politik

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë në Suharekë në kuadër të platformës së tij “Hajde Folim”.

Abdixhiku ka thënë se kjo platformë po vazhdon të marrë vëmendje të madhe nga qytetarët, duke theksuar interesimin për diskutime të hapura, pyetje dhe debat të sinqertë.

Sipas tij, qëllimi i kësaj nisme është krijimi i një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët, larg retorikës tradicionale politike dhe skenografive të zakonshme.

“Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë”, ka deklaruar Abdixhiku përmes një postimi publik.

Ai shtoi se vendi ka nevojë për më shumë dëgjim dhe bashkëpunim mes qytetarëve, duke e cilësuar platformën “Hajde Folim” si një hap drejt afrimit të politikës me njerëzit.

“Hajde folim. Hajde bashkohemi”, përfundon mesazhi i liderit të LDK-së.

Share This