Mot sot i vranët me intervale me diell

Mot sot i vranët me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale me diell.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlerat prej 19 deri në 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Share This