
Molliqaj: Garojmë për ta kaluar pragun
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se në garën e 7 qershorit po hyjnë për kauza në Kuvend.
Para medieve, Molliqaj ka thënë se PSD-ja është duke garuar për betejë, duke shtuar se partia e tij po garon për ta kaluar pragun.
“Po garojmë për betejë, për kauza në Kuvend. Duhet edhe të jemi të sinqertë me popullin. Ne jemi aktivistë, por s’jemi arrogant e as naiv si të tjerët. Ne po garojmë për ta kaluar pragun, qytetari mundet me na votuar edhe ma shumë”, ka thënë Molliqaj.

