
Miratohet ligji për çmimet tavan me 63 vota pro, opozita nuk e mbështeti
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Pro miratimit të këtij projektligji votuan 63 deputetë, raporton GE.
PDK nuk mori pjesë në votim. As LDK e AAK nuk e përkrahën këtë ligj.

