Osmani: Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon

Osmani: Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur fitoren historike të përfaqësueses së futbollit të Kosovës ndaj Suedisë, me rezultat 0-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Në një postim në Facebook, Osmani shkroi: “Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon! Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”.

Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Share This