Sa e shtoi arkën e Dritës goli i Dabiqajt

Sa e shtoi arkën e Dritës goli i Dabiqajt

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita ka luajtur baras 1-1 në udhëtim ndaj KUPS.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 74-të me golin e Piotr Parzysek, por kampioni gjilanas reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 80-të me një gol kokë të Albert Dabiqajt.

Ky rezultat i sjell Dritës një shpërblim financiar prej rreth 133,000 euro, duke shtuar kështu fitimet e mëparshme nga pjesëmarrja në garat evropiane.

Deri tani, kampioni gjilanas kishte fituar 3,870,000 euro, falë rezultateve të arritura në fazat e kualifikimeve dhe pjesëmarrjes në Evropë.

Share This