Me përkushtim maksimal Dardanët kryen stërvitjen e radhës para finales me Turqinë

Me përkushtim maksimal Dardanët kryen stërvitjen e radhës para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës ka vijuar përgatitjet për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026 kundër Turqisë.

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen që përcakton skuadrën e cila do të kualifikohet në Kupën e Botës 2026.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe fjollave të borës, Dardanët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë në stërvitjen e radhës.

Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë.

Share This