Maqedonci mori pjesë si folës në “TRT Forum 2025”

Maqedonci mori pjesë si folës në “TRT Forum 2025”

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”, në kuadër të “TRT Forum 2025”, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Ky forum mbledh udhëheqës shtetërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar tema me rëndësi globale që ndikojnë në të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimeve politike, teknologjike e shoqërore.

Pjesëmarrja e ministrit Maqedonci në këtë ngjarje ndërkombëtare nënvizon rolin e Republikës së Kosovës në debatin global mbi inovacionin teknologjik, qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe sfidat që burojnë nga zhvillimet e reja digjitale.

“TRT Forum” përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Share This