
Manchester City – Arsenal, finalja e Carabao Cup
Manchester City është kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës (Carabao Cup), pasi ka mposhtur Newcastle United me rezultat 3-1, duke e fituar gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 5-1, shkruan Rekordi.net.
“Cityzens” e kontrolluan ndeshjen që nga minutat e para, duke shënuar që në minutën e 7-të përmes Omar Marmoush, i cili përfitoi nga një devijim i Dan Burn për ta dërguar topin në rrjetë. City vazhdoi dominimin dhe realizoi edhe dy gola të tjerë, ndërsa Newcastle pati vështirësi të krijojë raste konkrete për gol.
Për mysafirët, goli i vetëm u shënua në minutën e 62-të nga Anthony Elanga, por kjo nuk mjaftoi për të rikthyer skuadrën në lojë. Newcastle pati edhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, duke shtuar zhgënjimin për skuadrën e Eddie Howe.
Me këtë fitore, Manchester City siguron finalen e parë të Carabao Cup që nga viti 2021, ku do të përballet me Arsenalin.
Në anën tjetër, Newcastle regjistroi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat. /Rekordi.net


