
Man City deklason Liverpool-in në kryederbin anglez
Manchester City ka regjistruar një fitore të madhe ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 3-0 në “Etihad Stadium”, në kuadër të Premier League.
Ylli i mbrëmjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin e tij të 99-të në Premier League, duke hapur serinë e golave për “Qytetarët” pas vetëm 29 minutash lojë.
Pas tij, Nico Gonzlez dhe Jeremy Doku vulosën fitoren e qartë të skuadrës së Pep Guardiolës, që shënon fitore të shtatë në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Për Liverpool, kjo është humbja e katërt radhazi jashtë fushe në Premier League, një seri e tyre më e keqe që nga viti 2012.
Ekipi i Arne Slot mbetet në vendin e të tetë, katër pikë larg zonës së parë, duke vazhduar formën e dobët në udhëtimet e fundit.
Kjo fitore shënoi gjithashtu ndeshjen e 1000-të në karrierën e Pep Guardiolës si trajner, një moment i përkryer për menaxherin spanjoll.


