Lumir Abdixhiku: Kandidatët e LDK-së po bëhen “tabelë qitje” në këtë fushatë zgjedhore

Lumir Abdixhiku: Kandidatët e LDK-së po bëhen “tabelë qitje” në këtë fushatë zgjedhore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër mënyrën se si kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e LDK-së janë trajtuar gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke i quajtur “mercenarë”.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka thënë se 12 tetori do të sjellë përgjigjen më të fortë dhe më të qartë ndaj atyre që e kanë vënë LDK-në dhe kandidatët e saj “në tabelë qitjeje”.

“Le të shajnë. Le të ofendojnë. Kaq dinë, kaq bëjnë. Nuk kemi kohë për ta. Moçalin e madh të pështymave të mbrëmjes, LDK, sikurse dhe populli i Kosovës, ka vendosur ta injorojë. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër: të ecim me qytetarë, me njerëzit e ndershëm e të punës dhe përpjekjes; dhe me ta bashkë, të bëjmë fitoren e vjeshtës si nisje të shpresës. Le të fitojmë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky reagim vjen ndërkohë që LDK-ja po përgatitet për raundin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke theksuar përkushtimin e saj për të bashkëpunuar me qytetarët dhe për të synuar fitore në komunat e vendit.

Share This