
LDK reagon për votimin e VV për Presidentin: Sabotim i drejtëpërdrejtë i Kushtetutës dhe vetë shtetit
Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, “Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
LDK thekson se “nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”.
“Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik”, thuhet në reagimin e LDK-së.
“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, përfundon reagimi.


