
Larne-Prishtina, s’ka gola në pjesën e parë
Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e sfidës mes Larne dhe Prishtinës.
Skuadra nga Irlanda e Veriut dhe Prishtina po luajnë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pjesëloja e parë ka prodhuar një sfidë mesatare me iniciativë të nikoqirëve të cilët krijuan disa raste të rrezikshme për gol, por portieri Nika intervenoi duke shpëtuar portën e tij.
Prishtina kërkon rezultat pozitiv për duelin kthyese që luhet pas një javë në ‘Fadil Vokrri’.

