LAJMI I FUNDIT: LDK zyrtarizon Osmanin për presidente, Abdixhikun për kryeministër

LAJMI I FUNDIT: LDK zyrtarizon Osmanin për presidente, Abdixhikun për kryeministër

Vjosa Osmani është zyrtarisht kandidatja e LDK-së për presidente, ndërsa kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kështu ka konfirmuar anëtarja e kryesisë së këtij subjekti politik, Jehona Lushaku-Sadriu, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Qytetarët kanë me pasë të qartë kush është president që prezantohet prej nesh, ua kemi dhënë mundësinë që Vjosa Osmani, pra atë që Albin Kurti nuk ua dha, LDK do t’ua japë qytetarëve mundësinë që ta votojnë Osmanin për presidente. Sepse menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e presidentit. Prandaj ne ua kemi dhënë mundësinë që të zgjidhet me votë qytetare si kandidate për presidente”, tha ajo.

“Ndërkohë ne e kemi kryetarin e partisë si kandidat për kryeministër, dhe ai e ka përgjegjësinë e plotë që ta prezantojë programin qeverisës”, deklaroi Lushaku-Sadriu në Klan Kosova.

Share This