LAJMI I DITËS: Bayerni pranë marrëveshjes me Fisnik Asllanin?

LAJMI I DITËS: Bayerni pranë marrëveshjes me Fisnik Asllanin?

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, mbetet objektivi kryesor i Bayern Munichut për sezonin e ardhshëm.

Interesimi i gjigantit bavarez për Asllanin është konfirmuar edhe nga drejtues të klubit, të cilët raportohet se kanë nisur negociata intensive me Hoffenheimin për transferimin e sulmuesit kosovar.

Sipas burimeve të afërta me palët, bisedimet janë në fazë të avancuar dhe një marrëveshje mund të arrihet gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa transferimi i Asllanit te Bayerni pritet të realizohet në afatin kalimtar të verës.

Hoffenheimi është i hapur për shitjen e 23-vjeçarit, i cili falë formës së shkëlqyer këtë sezon ka tërhequr interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën dhe Borussia Dortmundin.

Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Asllani ka realizuar 6 gola dhe 2 asistime në 15 paraqitje, ndërsa në total ka regjistruar 7 gola dhe 3 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

Sulmuesi kosovar ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029, ndërsa Hoffenheimi për kartonin e tij kërkon të paktën 30 milionë euro.

Share This