
Lajm i madh/ Nga kjo fundjavë të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen falas në platformën FIFA
Federata e Futbollit të Kosovës, sjellë një lajm të madh për futbollin e femrave.
Nga kjo fundjavë, në bashkëpunim me FIFA-n, të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen falas në platformën FIFA
Kjo iniciativë është pjesë e përkushtimit tonë për fuqizimin e futbollit të vajzave, si një nga shtyllat qendrore të strategjisë së FFK-së.
Ndiq ekipin tënd të zemrës, kudo që je pa pagesë, pa kufij, vetëm me një instalim të aplikacionit FIFA
Ndeshjet e xhiros së parë:
E shtunë
KFF Ulpiana 🆚 KFF Prishtina – 16:00
KFF Dukagjini 🆚 KFF Mitrovica – 16:30
KFF Malisheva 🆚 KFF Feronikeli – 17:00


