Kurti uron muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore

Kurti uron muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin e tij të publikuar në Facebook, Kurti ka theksuar rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të këtij muaji, duke e cilësuar si kohë reflektimi, vetëpërmbajtjeje dhe solidariteti.

“Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka uruar që Ramazani të sjellë paqe, harmoni dhe forcim të vlerave të solidaritetit e mirëkuptimit në shoqëri.

Share This