Kurti reagon pas kapje së Nicolas Maduros nga SHBA: Kosova qëndron kundër trafikimit të narkotikëve

Kurti reagon pas kapje së Nicolas Maduros nga SHBA: Kosova qëndron kundër trafikimit të narkotikëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kapjes së Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova mbështet këtë operacion anti-narkotik.

Përmes një deklarate, Kurti nënvizoi se mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër këtij fenomeni.

“Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë”, shkroi Kurti.

Ai shtoi se, në këtë kontekst, duhet rritur vëmendja ndaj aktorëve rajonalë, të cilët vazhdimisht synojnë të provokojnë situata të pasigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Ky reagim i kryeministrit në detyrë tregon për angazhimin e Kosovës në bashkëpunimin ndërkombëtar për luftën kundër drogës dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Share This