
Kurti: LDK s’ka konsideruar asnjëherë se i takon presidenti, s’mund të ofrojë në negociata diçka që s’është kërkuar
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi përfundoi pa marrëveshje për pozitën e Presidentit.
Kurti tha se LDK-ja asnjëherë nuk e ka kërkuar pozitën e Presidentit, dhe nuk mund të ofrojë ai diçka që nuk i kërkohet.
Kurti tha se LDK ka 15 deputetë dhe e dinë që ajo pozitë nuk i takon.
Më 28 prill skadon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dështimi i të cilit proces çon vendin automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.


