Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

Kurti: 105, numri i fitoreve të radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garojë me numrin 105.

Kryeministri në detyrë, kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas shortit duke e lidhur këtë numër me fitoret e subjektit që ai udhëheq.

“105, numri i fitoreve të radhës, i besimit të qytetarëve dhe shërbimit ndaj tyre”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Share This