Kupa e Botës sot vjen me dy superpërballje

Kupa e Botës sot vjen me dy superpërballje

Kombëtarja e Gjermanisë do të përballet sonte me Bregun e Fildishtë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit E në Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

“Pancerët” synojnë fitoren e dytë radhazi në grup, pasi në ndeshjen hapëse shënuan triumf bindës ndaj Kurasa-os. Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë vjen me moral të lartë pas suksesit ndaj Ekuadorit dhe synon të bëjë një hap të madh drejt fazës së eliminimit direkt.

Pritet një duel interesant mes dy përfaqësueseve, me gjermanët që konsiderohen favoritë në letër, por afrikanët kanë treguar se mund të jenë kundërshtarë të rrezikshëm.

Ndeshja Gjermani – Bregu i Fildishtë fillon në orën 22:00.

Ndërkaq, paraprakisht në orën 19:00 ballafaqohen Holanda dhe Suedia në kuadër të Grupit F.

Share This