Krasniqi e Haradinaj thërrasin në protestë gjithëkombëtare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Krasniqi e Haradinaj thërrasin në protestë gjithëkombëtare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë.

“Shqiptarët në këmbë për drejtësi! Le të jetë kjo protestë thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri. Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Thirrje për pjesëmarrje në këtë protestë ka bërë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili u është bashkuar kauzës për mbështetjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Protesta pritet të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trevat dhe diaspora, me qëllim që të shprehet qëndrimi i përbashkët për drejtësi ndaj figurave të luftës çlirimtare.

Share This