
Kosova shkund Armeninë, presidenti Ademi: Një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë tanë dardanë!
Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka shkëlqyer në miqësoren ndaj Armenisë, shkruan Rekordi.net.
Dardanët triumfuan me rikthim sensacional kundër Armenisë, me rezultat 5-2, ndeshje kjo e luajtur të premten në ‘Fadil Vokrri’.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, e ka uruar Kosovën për fitoren ndaj Armenisë.
Numri një i futbollit tonë thotë se është një tjetër fitore dhe një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë tanë dardanë!
Ky është postimi i Ademit:
Urime fitorja, Kosovë! 🇽🇰🎉
Një tjetër fitore dhe një tjetër mbrëmje spektakolare nga djemtë tanë dardanë!
Edhe pse u gjendën dy herë në disavantazh në miqësoren ndaj Armenisë, djelmoshat tanë treguan karakter, vendosmëri dhe shpirt luftarak, duke përmbysur gjithçka dhe duke e merituar plotësisht fitoren (5:2).
Kosova u paraqit me mungesa të rëndësishme, por futbollistët që patën rastin të aktivizohen shkëlqyen me paraqitjen e tyre, duke dëshmuar se e ardhmja është premtuese dhe se kemi potencial të jashtëzakonshëm.
Urime të gjithëve dhe na priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme! 💙💛🇽🇰 /Rekordi.net/



