Kosova reagon pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, mbështet Presidentin Trump

Kosova reagon pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, mbështet Presidentin Trump

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lëshuar një reagim zyrtar lidhur me sulmet e ndërmarra sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Sipas MPJD, sulmi ushtarak synon regjimin e Ajetollahëve dhe Kosova qëndron krah Presidentit Donald Trump në përpjekjet për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të ndaluar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë.

Në reagim theksohet:

“Qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të Presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike”, tha ministria, e drejtuar nga Glauk Konjufca.

Reagimi i plotë i MPJD-së thekson se:

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulmin ndaj regjimit që për dekada ka shtypur popullin e vet dhe ka destabilizuar rajonin.

Kosova qëndron krah Presidentit Trump në përpjekjen për të mbrojtur popujt e lirë dhe aspiratat e legjitime të qytetarëve iranianë për liri dhe demokraci.

Regjimet që shtypin qytetarët, mbështesin dhunën dhe kërcënojnë vende demokratike nuk mund të jenë faktor paqeje.

Liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që meritojnë mbrojtje të palëkundur.

Ky reagim pasqyron qëndrimin e qeverisë së Kosovës për stabilitetin dhe mbrojtjen e vlerave demokratike në arenën ndërkombëtare.

Share This