Gjilani mposht Malishevën, s’ka fitues në Prishtinë dhe Klinë

Gjilani mposht Malishevën, s’ka fitues në Prishtinë dhe Klinë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në sfidën kryesore të ditës së sotëm, Gjilani ka arritur një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Malishevën me rezultat 2-1.

Ndeshja u karakterizua me rivalitet i fortë, por vendasit arritën të kalonin të parët në epërsi në minutën e 15-të. Pas një faulli brenda zonës, Olition Bilalli fitoi penalltinë, ndërsa kapiteni Armend Thaqi e shfrytëzoi për të shënuar.

Malisheva reagoi shpejt, dhe në minutën e 38-të Diatta barazoi rezultatin me një goditje të bukur me kokë pas harkimit nga këndi. Edhe pjesa e dytë ishte shumë e hapur, me raste nga të dyja skuadrat.

Vendimtar për tre pikët ishte qendërsulmuesi Sead Jarovic, i cili shënoi golin e fitore-s në minutën e 70-të nga pika e bardhë. Ndeshja  përfundoi mes tensioneve, pasi Malisheva ndërpreu lojën për disa minuta, duke kërkuar një penallti që sipas tyre nuk iu akordua.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani ngjitet në kuotën e 33 pikëve, ndërsa Malisheva ka një pikë më shumë.

Llapi ndalet edhe nga Prishtina e Re

Skuadra e Llapit ka bërë një tjetër hap mbrapa në garën për mbijetesë në Superligë, duke barazuar 1-1 me Prishtinën e Re.

Ndeshja, e zhvilluar nën ritëm të shpejtë, filloi me iniciativë të llapjanëve, të cilët krijuan disa aksione të rrezikshme, por pa arritur t’i konkretizonin në gola. Pika vendimtare erdhi në minutën e 8-të, kur Hasan Hyseni shënoi pas një asistimi të bukur të Ramadanit, duke vendosur epërsinë për vendasit.

Megjithatë, Prishtina e Re nuk u dorëzua. Pas disa përpjekjeve, ata arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 75-të përmes Ibrahim Kargbos, duke shpëtuar një pikë të çmuar.

Pas këtij barazimi, Llapi ka 23 pikë në renditjen tabelare, një më shumë së Prishtina e Re arrin në 22 pikë.

Dukagjini lëshon dy pikë ndaj Ferizajt

Ndërkohë, Dukagjini ka ndarë pikët në shtëpi, pas një barazimi 1-1 me Ferizajn që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Skuadra nga Klina kishte kaluar e para në epërsi falë një goli të Hekuran Berishës në minutën shtesë të pjesës së parë (45+1’). Pjesa më e madhe e takimit u dominua nga Dukagjini, që krijoi rastet më të mira për të shënuar, por pa arritur ta konkretizonte epërsinë.

Edhe Ferizaj pati mundësi të barazonte gjatë ndeshjes, por goditjet e tyre nuk rezultuan me gol. Drama vendimtare erdhi në fund, kur portieri Egzon Lekaj bëri një dalje të gabueshme, dhe Alban Shabani përfitoi për të shënuar golin që i siguroi një pikë mysafirëve në minutën e 90+5’.

Pas këtij barazimi, Dukagjini arrin në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Ferizaj qëndron me 23 pikë në tabelë.

Share This