Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit, thotë IHMK

Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit, thotë IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se vendi ynë regjistron mesatarisht 26 ditë me mjegull gjatë një viti.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, IHMK sqaron se kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë lagështia relative e ajrit, temperaturat e ulëta dhe lëvizjet e vogla të ajrit.

“Mjegulla është dukuri meteorologjike që formohet mbi sipërfaqen e tokës, në pjesën e poshtme të atmosferës. Ajo klasifikohet si mjegull e dendur, mjegull e mesme dhe mjegull e rrallë. Në Kosovë, mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegull: 21 ditë në Ferizaj, 23 ditë në Pejë, 30 ditë në Prishtinë dhe 29 ditë në Prizren. Mjegulla paraqitet më së shpeshti gjatë muajve dhjetor – shkurt (rreth 57%)”, thuhet në njoftim.

Ky informacion është i rëndësishëm për qytetarët, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonave ku shfaqet më shpesh kjo dukuri, duke ndikuar në sigurinë rrugore dhe aktivitetet e përditshme.

Share This