
Konjufca: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, nga Haga, ka thënë se askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme që Kosova e ka krijuar.
“Për të treguar gjithë botës se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar vendi ynë Kosova, qëndron në themel të shtetit tonë dhe do të mbrohet në çdo kusht dhe me çdo çmim,” tha ai, raporton rtk.


